Title: Kreu
Author: WordPress.org
Published: 19 Nëntor, 2015
Last modified: 4 Janar, 2016

---

![](https://wordpress.org/files/2026/06/WCUS-2026.png)

WordCamp US 2026 is coming to Phoenix this August. [Get your tickets](https://us.wordcamp.org/2026/)

# Njihuni me WordPress-in

Platforma me burim të hapët për publikime e zemrës për miliona sajte anembanë botës—
nga krijues dhe biznese të vegjël e deri te ndërmarrjet.

![](https://wordpress.org/files/2024/04/brush.png)

![](https://wordpress.org/files/2025/12/wporg-69-design.png)

## **Hartoni**

Krijoni çfarëdo sajti, me mjete të zhdërvjellëta hartimi dhe me fuqinë e [blloqeve](https://wordpress.org/blocks/).
Fillojani me një kanavacë të zbrazët, ose zgjidhni një [temë](https://wordpress.org/themes/).
Përshtatni çdo hollësi—pa u dashur programim.

![](https://wordpress.org/files/2025/12/wporg-69-build.png)

## **Ndërtoni**

Shihni aty për aty se si do të duket sajti juaj, edhe kur shtoni, përpunoni dhe 
risistemoni lëndë—me përpunim intuitiv dhe veçori të integruar, për të bërë krejt
këto.

[Provoni Përpunuesin me Blloqe](https://wordpress.org/gutenberg/)

![](https://wordpress.org/files/2025/12/wporg-69-publish.png)

## **Zgjerojeni**

Bëjeni sajtin tuaj të bëjë çfarë doni të bëjë. Shtoni një shitore, statistika, buletin,
integrim mediash shoqërore; jeni në kontroll të një biblioteke të zgjeruar [shtojcash](https://wordpress.org/plugins/).

## Shihni ç’ka të re

WordPress 7.0 lets you make it your own: connect your preferred AI providers and
put them to work across your site. Drop in patterns that behave like a single block,
design a navigation overlay with full block freedom, and restore changes quickly
with visual revision history.

[Explore WordPress 7.0](https://wordpress.org/download/releases/7.0/)

![](https://wordpress.org/files/2026/05/wporg-70-new.png)

## Një platformë, një gjithësi mundësish

Zbuloni një koleksion shembujsh sajtesh nga anembanë bota, të përzgjedhur për të
nxjerrë në pah skicim të mahnitshëm, risi teknike dhe fuqinë e pakufizuar të WordPress-
it.

![Stema e Rolling Stone-it](https://wordpress.org/files/2023/12/rolling-stone.png)

![Stemë e revistës Time](https://wordpress.org/files/2022/08/Time-Magazine.png)

![Stema e NASA-s](https://wordpress.org/files/2023/10/NASA-1.png)

![Stemë e Microsoft-it](https://wordpress.org/files/2023/10/Microsoft.png)

![Stema e TechCrunch-it](https://wordpress.org/files/2023/10/tech-crunch.png)

![Stema e Harvard-it](https://wordpress.org/files/2023/10/Harvard.png)

[Eksploroni Shembujt](https://wordpress.org/showcase/)

![](https://wordpress.org/files/2023/10/showcase-top-row-full.png)

![](https://wordpress.org/files/2023/10/showcase-middle-row.png)

![](https://wordpress.org/files/2023/10/showcase-bottom-row.png)

## Njihuni me bashkësinë WordPress

Pas teknologjisë gjendet një kolektiv i larmishëm njerëzisht që bashkëpunojnë dhe
bëhen tok nga anembanë bota. Organizojmë veprimtari të rregullta, me mundësi për
të mësuar më tepër rreth WordPress-it dhe prirjeve më të reja teknologjike, për 
t’u lidhur me ekspertë të industrisë dhe për të ushqyer rritjen tuaj profesionale.

Jemi të bashkuar nga fryma e burimit të hapët dhe liria për të ndërtuar, shndërruar
dhe ndarë me të tjerë pa kufij. Gjithkush është i mirëpritur.

[Gjeni një veprimtari pranë jush](https://events.wordpress.org/)

![Një fotografi bardhezi, pjesëmarrësish të ngazëllyer, që duartrokasin në një veprimtari
WordPress.](https://wordpress.org/files/2024/04/photo-community-1.png)

## **Ndërtuar për ju, jo ta ndërtoni ju**

Qoftë kur jeni sipërmarrës, zhvillues profesionist, apo blogues sefte, ka të gatshme
për ju një bibliotekë burimesh dhe mjetesh të nxëni. Plus, keni gati krejt bashkësinë
WordPress.

[Mësoni si të përdorni WordPress-in](https://learn.wordpress.org/)

[Testoni WordPress-in në shfletuesin tuaj](https://wordpress.org/playground/)

[Kërkoni te dokumentimi](https://wordpress.org/documentation/)

[Zhytuni te kodi](https://developer.wordpress.org)

## Lajmet e reja WordPress

[Më tepër lajme](https://wordpress.org/news/)

S’u gjetën postime.

## 󠀁[Fillojani](https://sq.wordpress.org/download/?output_format=md)󠁿

Gjeni gjithçka ju duhet për t’ia filluar, shkarkoni platformën, gjeni strehues, 
etj—kur është sajti juaj i parë apo i nëntëdhjetenënti.